Video e frikshme, një burrë goditet nga rryma e një kablloje që i bie papritur

0

Indi- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.

Një inspektor biletashn është goditur nga rryma e një teli që i ra papritur teksa ai po qëndronte në një stacion treni.

Ngjarja e frikshme është kapur nga kamerat e sigurisë. Burri po qëndronte në platformën në stacionin Kharagpur Junction dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi me rrymë.

Burri ra në shina dhe qëndroi aty për pak kohë.

Kalimtarët nxituan në ndihmë të tij dhe përfundimisht e morën me barelë. Fatmirësisht për të dhe sipas Neë York Post, burri mbijetoi me disa djegie.

Po vijojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu