Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qytetin e Fierit, në afërsi të kishës.
Infoweb mëson se mjeti ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Makina e djegur është “Ford” me targa “AA 359 DG”.
Në vend kanë shkuar ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizim e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.