Nis raundi i dytë i Primareve, gara vijon në 5 bashki

0

Ka nisur procesi i zgjedhjeve për primaret në Dibër. Në Dibër kanë shkuar në Balotazh Besnik Alku dhe Ismail Uka.

Të drejtën për të votuar e kanë 1600 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Procesi ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë në 18:00 të mbrëmjes, nga ku do të dalë edhe kandidati i ardhshëm për kryetar Bashkie për zgjedhjet e 14 majit.

Sot zhvillohet raundi i dytë i primareve në 5 bashki të vendit për të përcaktuar fituesit e Primareve. Sot ka zgjedhje në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu