TIRANË- Kuvendi është ‘nxehur’ nga debate të forta! Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është përplasur me ministren Ogerta Manastirliu. Nga Kuvendi, Vokshi e bëri Manastirliun dhe kryeministrin Edi Rama përgjegjës për vdekjen e personave nga Covid-19. Vokshi tha se ata kanë shpërdoruar fondet dhe shpërdoruar paratë e qytetarëve që duheshin përdorur për shëndetësinë, gjë që ka sjellë mungesën e shërbimit mjekësor. Vokshi tha gjithashtu se Manastirliu duhet të ishte pas hekurave e jo në Kuvend. Por, ministrja ju përgjigj. Ajo e cilësoi Vokshin simbolin e kontrabandës së naftës dhe tha se është kthyer në mabjtëse palltosh, referuar faktit që ndihmoi kryedemokratin Sali Berisha që të vishej.
DEBATI I PLOTË MES TYRE:
Albana Vokshi: Ministrja aktuale është ministrja më e paaftë ndonjëherë e Shqipërisë. Nuk di të them se çfarë vendi zë, të parin apo të dytin për nga korrupsioni. Nuk duhet të ishte këtu, por para drejtësisë, dua t’i kujtoj ministres, që s’duhet të flisnim as për skedulim vaksinash, sepse ka premtuar në komisionin e shëndetësisë se në mars apo prill, do kishte përfunduar procesi i vaksinimit, por ja ku jemi sotm e irskedulim vaksinash që për një arsye apo tjetër, nuk u përdorën. Këtë propagandën që bëni, ju lutem na e kurseni. Kjo marrëveshje që ne diskutojmë nuk mund të mos na sjellë në mendje kohën e Covid-19 me masat arbutrare të Ramës. Kryeministrat arbitrarë përfituan që të përqëndronin më shumë pushtete në duart e tyre, dhe Rama ishte një prej tyre. I mbani mend edhe telefonatat, ‘alo jam Edi, lani duart’. Të gjithë të mirat i merrnim nëse donte ai, jo se na takonin me ligj e Kushtetutë. Madje dhe me vaksinat doli e tha që i kishte futur kontrabandë. I futa tha se mi dha një miku im. Nuk ia them emrin se ashtu është puna. Asnjë kryeministër në botë nuk e bën këtë. Vaksinat, kurat e të gjitha shërbimet u përdorën për vota. Cili është ai kryeministër e ministër që abuzon me paratë e shëndetit në periudhë pandemie? Edi Rama, Manastirliu. Është krim, një krim. Ndaj jemi të fundit në çdo raport, për numër mjekësh e për shërbime shëndetësore. Janë kthyer në shërbime luksi, por jemi të parët në një indicator, në humbjen e jetëve për shkak të covid-19. Kemi dhe patronazhistët. Ai përhapi frikë dhe bëri ç’të donte me fondet e buxhetit, shpiku tenderat sekretë për të abuzuar më shumë me ministren që foli. U zbuau dhe me respiratorët, mungesa e tyre solli humbje jete. Ndaj dhe unë bëj fajtor Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun me humbjen e jetës së njerëzve. SPAK të nxjerrë dosjet që kemi dorëzuar për tenderat sekretë. Sharja, kërcënimi e bullizmi ndaj gazetarëve është kënaqësia e përditshme e Edi Ramës. Ky model dhunë, arbitrat e i nxitur nga Rama. Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Opozita dhunohet nga të drejtat e saj dhe përpiqet që të asgjësohet, i kufizohet fjala. Po kërkohet të rrëmbehet vula e flamuri i PD-së, në këtë mjedis dhune, qytetari ndjehet i padobishëm, mendon se s’ka shpresë. Të dashur qytëtarë, dhuna ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Asgjë s’do të jetë më si më parë, fiksojeni mirë, do të përballemi dhëmb më dhëmb, me të gjitha mjetet që ju përdorni. Zgjidhja është të largojme Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna e mallkimi. Rama është një hakmarrës diabolic dhe njëh vetëm dhunën si aktin e tij. Me dhunë mban veten në pushtet, i ka bërë llogaritë gabim, Opozita do t’I shkojë deri në fund misionit të saj.
Ogerta Manastirliu: fjalët që dëgjuam këtu të nxirrte nga goja, një prej simboleve të korrupsionit të kontrabandës së naftës që sot është kthyer në mabjtëse palltosh të një tjetër simboli korrupsioni të shënjua nga SHBA-të nuk më kanë bërë përshtypje, njerëzit marrin sot shërbime shëndetësore e shërbim mjekësor në spoitale. Qytetarët nuk kanë hallet tuaja dhe ne jemi këto për hallet e tyre. Hallet tuaja në fakt nuk kanë zgjidhje dhe prandaj vini këtu e çireni në Foltore. Prandaj flet këtu sit ë fortët e lagjes dhe çirresh e patjetër që vetëm kërcënimi e kanosja të ka mbetur. Janë shenja tipike të atyre personazheve që u ka humbur shpresa, që e dimë mirë se koha u ka ikur e nuk kthehet më.
Albana Vokshi: E para kërkoj që të ndërhyni kur përdoret ai fjalor. Një grua nuk mund të flasë me atë gjuhë
Lindita Nikolla: Edhe fjalori juaj, duhet të shikoni fjalorin tuaj.
Albana Vokshi: As nuk u çorra dhe nuk përdora gjuhë të fortësh. Unë ju kërkoj t’i tërhiqni vëmendjen e të merrni masa ndaj ministres. Unë s’kam pasur kurrë pushtet, ju jeni abuzuese të parave të shqiptarëve, për vjedhjen që i keni bërë parave të shëndetit të qytetarëve, duhet të ishit pas hekurave, më vjen keq që simboli i korrupsionit në qeverinë Rama është simboli i një gruaje.