Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovë, tha se mesazhi i tij për të gjitha palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi i retorikës dhe veprimeve dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve. Sipas tij forcat e NATO-s janë gati dhe vigjilente
“Forcat tona janë gati, vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë ngushtë,” tha Stoltenberg në një intervistë me TV France më 24.