Pse i vrave shokët e Ervis Martinajt? Eduart Lamaj flet me Skype nga burgu

0

TIRANË- Eduart Lamaj në lidhje “Skype” nga “Jordan Misja” ka treguar dinamikën, sipas versionit të tij, për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës natën e 30 majit brenda një hoteli. Për vrasjen e ndodhur, autori tha se ngatërroi shënjestër dhe se nuk kishte lidhje me asnjë bandë kriminale që donte të eliminonte miqtë e Ervis Martinajt. Ai tregon lidhjet me Ervis Martianjn dhe versionin e tij të ngjarjes, duke ngulur këmbë se kishte shkuar për të dëmtuar pronën e Arjan Allamanit, i cili 15 vite më parë i kishte marrë 3 mijë euro dhe e kishte ofenduar atë dhe vëllanë e autorit. Pasi këmbëngul se kishte hyrë për të bërë dëm dhe jo të vrarë tha edhe se kishte tentuar që t’u bënte be familjarëve të viktimave se pista nuk ishte ashtu siç pretendonte Prokuroria dhe se edhe viktimat e kishin qëlluar e se gjithçka e kishte bërë për vetëmbrojtje.

“Nuk është e mundur fare. Unë Ervisin e kam njohur si qytetar të Laçit, sikur e njeh gjysma e Laçit, pasi ka ndenjur dhe ka qëndruar në Laç. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte as me Ervisin, as familjen dhe as shokët e tij. As me Bujar Likën nuk kam pasur konflikt. Një javë parë ishte te lokali i Ervis Martinajt, te “Arbëria” i kam përshëndetur, më kanë përshëndetur. Nuk kam pasur fare lidhje. Komunikime, lidhje të ngushtë nuk kemi pasur, por njohje. Unë i kam çuar haber, i kam bërë be familjes, t’i laj në çdo mënyrë dhe nuk më kanë pranuar. I kemi çuar fjalë, deri diku e kanë pranuar fjalën, por jo benë, që doja të bëja. Unë kërkoja që ta dinin dy familjet që nuk kam shkuar për atë punë atje, për të vrarë ata të dy,”- tha ai te “Uniko”.

Ishte apo jo në vrasjen e dyfishtë? Ilir Lika flet nga burgu: Ervis Martinaj i bëri presion prokurorit dhe gjyqtarit. Babai i Likës s’më akuzon…
PJESË NGA INTERVISTA:

Spartak Koka: Ku ke qenë në 30 maj?

Eduart Lamaj: Më 30 maj kam shkuar për të prishur hotelin zotit Arjan Allamani.

Spartak Koka: Ç’lidhje ke pasur?

Eduart Lamaj: Miqësi të hershme, kemi pasur konflikt në Itali dhe ashtu ma mori mendja mua…doja t’i prishja biznesin për t’i bërë dëm. Ka pasur disa borxhe, por kam pasur ofendime, mua dhe vëllain tim Arbërin. Aty kanë ndodhur personat në fjalë…

Spartak Koka: Si e organizove planin?

Eduart Lamaj: Kemi shkuar tek shtëpia ime kemi marrë makinën. Isha me shokët e mi, nuk kam qenë për atë krim, ka ndodhur rastësisht. Më kanë sulmuar dhe jam detyruar ti sulmoj. Nuk kam pasur konflikt, Paulinin e kam pasur mik shtëpie. Makina ka qenë e imja. Jemi nisur drejt objektit të Allamanit, aty ishte objekti me drita fikur nga rruga dukej bvetëm kamarieri në cep të banakut. Jam futur në objekt dhe kam parë një ‘Range’ identik si pronari. Ishte koincidencë e paparashikueshme. I kam bllokuar rrugën. Kam hyrë në lokal të nxjerr kamarierin jashtë. Në momentin që kam nxjerrë kamarierin dhe kam dëgjuar një të shtënë. Kur kam bë me ik, kuptova se isha qëlluar në kmmbë. Duke rënë ë tokë mbusha armën dhe u kundërpërgjigja. Për pasojë ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Nuk kam konflikt me familjet e askujt. E ka vërtetuar edhe familja.

Spartak Koka: Çështja është që jashtë ishin djemtë e Paulinit.

Eduart Lamaj: Nuk e kuptuam kush ishte në makinë, ishin të qindtat e sekondit. E kemi pas mik, vëllai i Paulinit ka ndenjur tek shtëpia ime kur ka pasur një ngatërresë. E kam mbajtur unë me bukë. Edhe Bujarin e kam njohur si qytetar të Laçit. Edhe kaq…

Spartak Koka: Armët ku i morët?

Eduart Lamaj: Si gjithë shqiptarët, si pasojë e ’97.

Spartak Koka: Keni qenë me pelerinë? Kush është personi që iu tërheq?

Eduart Lamaj: Nuk e di janë të gjithë. Edhe deklaratat që kam dhënë, i kam dhënë sa kam dalë nga narkoza. Duke më lagur buzët me ujë. Edhe shumë nga deklaratat i kanë shkruar si kanë dashur vetë. Isha në gjendje që….

Spartak Koka: Iu kanë marrë dy deklarata dhe nuk është se ndryshoni tek dhënia e Ilir Likës?

Eduart Lamaj: As tani nuk e ndryshoj. Nuk e di kush ka qenë i pari. Ata ishin në shok për vete. Ishin vetë të shokuar.

Spartak Koka: E kuptuar që kishit vrarë 2 persona?

Eduart Lamaj: Kam dëgjuar zhurmën dhe nuk e kam kuptuar. Unë kam hyrë nga drita në errësirë. Nuk sheh dot ka apo nuk ka persona.

Spartak Koka: Personi tjetër që u plagos në një karburant, kush e plagosi?

Eduart Lamaj: Nuk e di, ai e di vetë. Nuk është nevoja ta them unë. Me thashetheme dihet ai, se ka pasur ngatërresë me njerëz të tjerë.

Spartak Koka: Akuza ishte ndaj jush

Eduart Lamaj: Nuk është e mundur që të bësh një gjë të tillë. Edhe po të bësh filmin duhet ta bësh nga 5 herë që të realizosh një skenar të tillë.

Spartak Koka: Më shumë se një skenar filmi është e gjitha kjo…

Eduart Lamaj: Nuk ka asnjë lloj mundësie që të bëhet kjo që thuhet. Ma kanë ngarkuar mua se…Edhe ti po të ishe ne vendin tim po të kishe mundësi të gjuaje do e bëje.

Spartak Koka: Ku u fshehët?

Eduart Lamaj: Ika në spital dhe u deklarova se kisha vëllanë polic dhe u vetëplagosa.

Spartak Koka: U arrestuan dhe 2 doktorë që erdhën për të të shpëtuar.

Eduart Lamaj: Në kohën kur shkova tek spitali isha në gjendje të rëndë. Isha si tip urgjence. Nga dita e parë që jam arrestuar kam thënë që duhet të merret në pyetje Arian Allamani, sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje. Si mos të merret në pyetje dëshmitari kyç? Kanë marrë në pyetje nusen e tij që është martuar pas ngjarjes.

Spartak Koka: Kur ka ndodhur konflikti mes jush në Itali?

Eduart Lamaj: 2007-2008. Kam qenë në moshë të vogël.

Spartak Koka: E keni ruajtur mllefin për 15 vjet?

Eduart Lamaj: Dakord, ai shumë herë ka rënë në burg, unë kam qenë jashtë shtetit. Mendje është kjo, thashë që do i bëj edhe unë dëm. Kjo është e gjitha. Nuk ka qenë ndonjë borxh i madh. Borxhi ka qenë para ngatërresësh. Ka marrë ca lekë në shtëpinë time. Nuk ishin të miat fare.

Spartak Koka: 3000 euro?

Eduart Lamaj: Nuk janë lekë që të bëhet një gjë e tillë. Po ishte dëmi moral. Ishin lekët e dikujt ato ka ndodhur ngatërresa dhe nuk janë paguar lekët.

Spartak Koka: U zbulua se kush ishte viktima. Njëri ishte miku i Ervis Martinajt, u tha që ishte ngjarje me pagesë. Keni marrë pagesë për të vrarë shokun, keni marrë pagesë ju?

Eduart Lamaj: Unë Ervisin e njoh si qytetar të Laçit, siç e njeh e njeh gjysma Laçit. E njeh se ka ndejt dhe ka punuar në Laç. S’kam pas konflikte kurrë me ato lloj njerëzish. Asnjëherë fare. Mundësisht një javë para kam qenë tek lokali i Visit tek Albëria. Më kanë përshëndetur dhe nuk kam pasur fare lidhje. Komunikim dhe lidhje të ngushtë nuk kemi patur. Unë i kam thënë iu bëj be, i kam kërkuar që t’i laj në çdo lloj mënyrë dhe nuk kanë pranuar.

Spartak Koka: Keni marrë para?

Eduart Lamaj: Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal, e nuk kam nevojë. Babai im ka punishte sallami që në vitin 1992. Nuk jena familje e tillë.

Spartak Koka: A jeni përzier me ndonjë grup kriminal?

Eduart Lamaj: Nuk ka lidhje fare. Nuk përfshihem me një gjë të tillë. E di edhe familja, por nuk kanë faj. Atë donin të më bënin mua. Nuk më kanë njohur dhe të njëjtën gjë ka ndodhur me mua. Tentuan të ma merrnin jetën, tentuan dhe u plagosa rashë përtokë. Unë jam penduar që kur kam deklaruar ngjarjen. Unë e kam parë të gjithë ngjarjen. Prokuroria dhe Gjykata mua thjesht më kanë marrë emrat e personave si të mirëqenë, asnjë akt tjetër.

Spartak Koka: Pse vendosët të flisnit për versionin e arrestimit?

Eduart Lamaj: Doja të deklaroja të vërtetën, e vetmja mënyrë ishte për tu çliruar dhe unë dhe për ta mësuar publiku, jo publiku se nuk ka lidhje, por famijarët e tyre.

Spartak Koka: Jeni dënuar në shkallën e parë për këtë ngjarje, keni për të dhënë ndonjë gjë?

Eduart Lamaj: Unë as vetë nuk e kuptoj se si ka marrë këtë vendim gjykata. Kanë qenë edhe dy të tjerë. Njëri jetonte me ne në shtëpi, tjetri ishte komshi, rrinim me të. Ata kanë qenë dëshmitrë kur ka bërë fjalë vëllai im dhe njëri nga ata që është në burg.Njëri nga ta ishte në burg në Itali. Ata e dinë dhe shumë veta në Laç e dinë që unë kam pasur konflikt me Allamanin. Unë dhe vëllai im i mesëm nuk flasim. është çelësi i ngjarjes dhe nuk është marrë në pyetje. është pyetur nusja e tij kanë pasur presion të jashtëzakonshëm.

Spartak Koka: Si do provohet versioni juaj kur Prokuroria thotë që alibia nuk qëndron?

Eduart Lamaj: Si duhet të qëndrojë? Ai do të më marrë jetën mua, ai nuk ka ndenja për njeri, nuk më llogarit, më llogarit si manekin, jo si rob.

Spartak Koka: Çfarë ke për ti thënë familjarëve?

Eduart Lamaj: Jam i detyruar që tu përgjigjem me be si të duan ata, jo si ta dua unë. Unë nuk e kam ditur që shkojnë atje në atë ambient. Nuk e kam ditur se ka pasur njerëz brenda, përveç kamarierit se dritat ishin fikur. Në një hotel ka pasur gjithmonë një recepsionist. Ishin dritat fikru ishte vetëm tek makinë njësoj si e pronarit.

Spartak Koka: Ndonjë falje ke?

Eduart Lamaj: Unë i kam kërkuar falje dhe në Gjykatë por nuk e kanë pranuar, është logjike.

Spartak Koka: Dua ta përsëris edhe njëherë pyetjen e Ervis Martinajn. Po iu pyes edhe njëherë, a keni dijeni, a keni marrë porosi për llogari të ndonjë grupi kriminal?

Eduart Lamaj: Nuk bëhet fjalë, as nuk do e kisha menduar ndonjëherë. Jo vetëm se nuk jam njeri që e bëj një gjë të tillë, por nga dhembshuria që kam për njerëzit që më rrethonin. Do, s’do unë do shihesha çdo ditë me ta. Nuk kam pasur kurrë diçka të tillë me ta. Këtë e ka ditur edhe Ervisi dhe të gjithë. Ata duan të më lënë në burg mua.

Spartak Koka: Keni pasur kontakt me Ervisnin për ta sqaruar?

Eduart Lamaj: Kemi çu fjalë me mundësitë tona, por deri diku na kanë pranuar fjalën por nuk na kanë pranuar benë, unë nuk po kërkoj falje për momentin, unë po kërkoj të bëj be dhe nuk më kanë pranuar askënd, as kur bëj be, u kam kërkuar vullnetarisht dy familjeve se nuk kam shkuar për atë punë. Dhe nuk jam famije që të çohem dhe të bëj be kot më kot dhe nuk më ka pruar asnjë. Ata e dinë ngjarjen dhe thjesht duan të më dënojnë mua. Kalamajt e Paulinit e kanë pranuar se kemi njohje. Paulini e ka sjellë vëllanë në shtëpi, unë me dorën time i kam dhënë me hëngër.

Spartak Koka: Vetëm të pranojmë një gjë, Paulin Gjergji apo Paulin Marku ka qenë një person me influencë në zonën e Kurbinit, një person më lloj reputacioni në atë zonë…

Eduart Lamaj: Edhe mua me vra më kanë gjuajtur, jo për të ledhatuar. Mua më ka shpëtuar zoti, se unë për ta isha i vdekur sot.

Spartak Koka: Në rast se vihesh në pozicionin e tyre dhe do shihje një person me armë zjarri, do gjuaje?

Eduart Lamaj: Nuk e di a do kisha guxim të gjuahe pa më gjuarjtur dhe pa më parë fare mua. Nuk e di a do ta kisha atë guxim.

Spartak Koka: Po pse zgjodhje pjesën e tavolinave?

Eduart Lamaj: Po do u digjte dhe kamarieri brenda me gjithë lokalit. Edhe prokurori më tha pse nuk gjuajte jashtë. Po ndoshta do kishte brenda, unë nuk shkova për viktima brenda. Nuk kam qenë për vdekje brenda. Unë kam qenë pa fishek fare. Ku ka vrasës pa fishek në armë. Armën e mbusha pastaj kur u plagosa dhe rashë në tokë. Armë u mbush pasi u plagosa unë. Deklarojnë se i gjuajta unë nga lart poshtë. Unë duhet të isha në kat të dytë, por i ndjeri ka qenë i përkulur kur kam qëlluar unë.

Spartak Koka: Ku e dije lokalin?

Eduart Lamaj: Hyrjen e di se makinat hyjnë nga pas në hotel. Por për të mos lënë makinën në mes të rrugës se mund të merrej Policia.

Spartak Koka: Pse keni qenë tek lokali i Ervis Martinajt?

Eduart Lamaj: Unë kam qenë dhe më para, hera e fundit ka qenë para një javë se ishin të gjithë mbyllur. Ishte i vetmi hapur në kohën e virusit të gjithë ishin mbyllur. Edhe unë…nuk e di si ka arritur Prokuroria të bëjë një gjë të tillë, po bëjnë vrasje për së dyti dhe të treti. Se dhe unë kam familje, nuse, kalamaj. Edhe unë nuk është se nuk vlen jeta ime…Influencën e kam edhe unë në familjen time.

Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot?

Eduart Lamaj: Kërkoj që të bëhet një ekspertizë, kush mund ta bëjë. Problemi im është se ka shumë ndërhyrje për të marrë unë këtë dënim. Si u hap lokali pas 2 ditësh pa u bërë ekspertiza? Kanë marrë emrat, unë kam pranuar autorësinë. Kanë bërë çfarë kanë urdhëruar. Dëshmitari më tha diçka që e kam parë nuk e mohoj sa të jetë jetë. është një person nga Laçi. Ka qenë kur kemi bërë llafin me Allamanin. Ka bërë shumë presion se pastaj tha nuk vij nuk e mbaj mend dhe nuk di gjë. Ishte i tmerruar.

Spartak Koka: Pse 15 vjet mbrapa hakmarrja?

Eduart Lamaj: E kisha komshi. Përditë hyn dhe del, edhe kjo ishte e gjitha. Edhe po të doja ta harroja, ma kujtonte shikimi i tij. Jemi përballur shumë pak dhe ka qenë shumë në burg ai. Edhe unë kam qenë i dënuar për armëmbajtje.

Spartak Koka: Po Ilir Likës, çfarë i thoni?

Eduart Lamaj: Vetëm një budall mund ta thotë atë. Çdo thojë ai, isha aty. është akuzuar për vrasje pa hyrë në lokal, a e kupton çbëhet me drejtësinë shqiptare?

Spartak Koka: Thuhet se nuk e ka përdorur armën, por vrasje është akuzuar edhe ai.

Eduart Lamaj: Pa hyrë në lokal. Kur e ka dhënë televizori më tha paske vrarë kushëririn tim se kujtonte se ishte kushëriri i të atit të vet. E kupton ti ca lloji, nuk e kemi ditur se çfarë kemi bërë. Jam i zhgënjyer nga drejtësia…

Spartak Koka: Ju thellë-thellë sa mendoni se duhet të dënoheni?

Eduart Lamaj: Sa ta ketë ligji, por për çfarë meritoj. Si mund të më dënon se hyra me armë zjarri. Ai pinte kafe me armë, po tjetri. Ai qenka i pafajshëm. Të lutëm tani. Duhet t’i llogarisësh njerëzit njësoj. Të gjithë njerëz jemi, na ka bërë nëna. Të më gjuajë ai dhe unë ta lëj, ti them më vrit. Asnjë njeri në botë nuk e bën. Në momentin e hyrjes nuk kam pasur armë të mbushur. Nuk kam pasur qëllim ekzekutimin e dikujt. Kam hyrë më armë të pambushur, ka qenë pa fishek në fole dhe në momentin që jam plagosur, kam mbushur armën. Në kanal është armë, nuk e di fare ku është. Kur kemi parë Bujar Lika kemi kujtuar se është çuni i xhajes së Ilirit deri kur e kanë dhënë në kllapa ose me foto. Kur e kemi kuptuar se kush është viktima. Kush i mori sendet personale të viktimave? Dihet se kush e ka pasur në dorë Policinë e Laçit. Ndoshta ndryshohin dinamikën e ngjarjes. Aty ka pasur presion të jashtëzakonshëm, si gjykatësi, si prokurori. Polici gjyqësor më tha mua ti do vdesësh në burg, më tha sa erdhi për të më marrë në pyetje. Ku i ka ato të drejta, ai duhet të marrë në pyetje, ku i ka ai ato të drejta? Ku do vdes unë e di veç Zoti. Ngjarja ime ka shumë manipulime. Arjani tani ka frikë të japë deklaratë se është kërcënuar. Nuk do të thotë kurrë të vërtetën. Nuk e mbron dot veten se do thoshte kjo ka ndodhur. Nuk po i kërkoj të vijë të deklarojnë rrena, por dua të zbardhet ngjarja për familjen time dhe të të ndjerëve. Thjesht po kërkoj drejtësi, asgjë më shumë.

Dëshmia e Eduart Lamajt, tashmë i penduar i drejtësisë, zbardhi emrat e tri bashkëautorëve në atentatin e 30 majit në hotel A&A, në autostradën Laç-Mamurras. Në kërkim nga policia e Lezhës dhe efektivët e Komisariatit në Laç që kanë zbardhur ngjarjen në kohë rekord, janë shpallur Ilir Xhepaj (Likaj), 33 vjeç, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), 31 vjeç, dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu