Atentati në zemër të Tiranës! Berisha: Policia dhe shteti janë inekzistente

0

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar inekzistente policinë dhe shtetin, pas vrasjes së biznesmenit 49-vjeçar, Edmond Papa, i cili u qëllua me 9 plumba këtë pasdite. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurt për qytetarët.

“Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit! Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë. Me platformën e Edi Ramës kokën t’i hanë njeri tjetrit rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre. Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra” – shkruan Berisha.

49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu