FRANCE – Mesazh enigmatik nga Karim Benzema, i cili ka postuar foton e tij në Instagram, shoqëruar me shprehjen: “Nuk më intereson”.
“Topi i Artë” këto ditë është protagonist i disa diskutimeve, mes presidentit Emmanuel Macron që kërkon prezencën e tij në finale dhe dënimeve të Deschamps, i cili është treguar i irrituar nga pyetjet për qendërsulmuesin.
Benzema, kujtojmë, ka humbur Kupën e Botës 2018 pas skandalit të seks-kasetave që përfshiu edhe Mathieu Valbuena. Ai ishte kthyer për të veshur fanelën e bluve me brohoritje popullore, pas një mungese prej 6 vitesh, pak para Kampionatit Europian.
Ai duhej të ishte një nga yjet e mëdhenj të Katarit 2022, por një dëmtim e la jashtë fushës pak para fillimit të turneut. Megjithatë, Didier Deschamps nuk e zëvendësoi atë.