Bëri rezistencë ndaj arrestimit, policët britanikë vrasin 29-vjeçarin shqiptar! (Emri)

0

Një muaj më parë, oficerët e policisë britanike përdorën një pistoletë me elektroshok ndaj një 29-vjeçari, duke e lënë të vdekur.

Tashmë është bërë identiteti i tij dhe rezulton të jetë Sali Byberi, me kombësi shqiptare.

Sipas mediave britanike, ngjarja ndodhi në Clockhouse Way, Braintree, mëngjesin e 21 nëntorit, ku oficerët mbërritën në vendin ku po ndodhte një sherr.

Vdekja e 29-vjeçarit po hetohet nga Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

IOPC thotë se pamjet e kamerave kanë zbuluar se si ka ndodhur ngjarja.

Oficerët janë futur për të ndaluar sherrin mes dy palëve të përfshira, ndërsa Byberi dyshohet se ka sulmuar njërin prej tyre.

Ata janë përpjekur t’i vinin prangat, por ai ka treguar rezistencë, dhe më pas policët kanë nxjerrë taserin dhe e kanë qëlluar.

Nga taseri, i riu mbeti i paaftë për përkohësisht dhe më vonë ai është ndjerë keq dhe është thirrur një ambulancë.

Oficerët qëndruan me Byberin derisa mjekët mbërritën dhe ofruan ndihmën mjekësore. Por pak pasi ka mbërritur ndihma mjekësore, i riu ka ndërruar jetë.

Tashmë, taseri i përdorur nga policia po analizohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu