Një person ka mbetur i plagosur sot në Lezhë pas përplasjes së një furgoni mallrash me një motor.
Drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur në akisidentin e regjistruar në lagjen “Gurra”.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku raportohet se ka marrë plagë të shumta. Ndërkohë policia po heton shkaqet e aksidentit.