ITALI- Portjeri Etrit Berisha është aktualisht në gati për t’ju bashkuar Salernitanës, edhe pse është i dëmtuar. Sipas Tuttosport, portieri i Torinos do të transferohet për një milion, i cili do të përfshinte si kartonin ashtu edhe kontratën e re.
Klubi nga Campagna po përballet me lëndimin e portierit, Luigi Sepe, dhe ishte në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit. Sali Berisha u vlerësua si përforcimi ideal për klubin e Serie A. 33-vjeçari, që ka kontratë të vlefshme me Torinon deri në verën e vitit 2024, nuk ishte fare në planet e klubit dhe as trajnerit, Vanja Milinkovic-Saviç.
Reprezentuesi i Shqipërisë nuk regjistroi asnjë paraqitje zyrtare këtë sezon.