17-vjeçari u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano: M’u hodh para makinës (Video)

0

VLORË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me aksidentin e Vlorës, ku ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano përplasi me mjetin e tij një 17-vjeçar, Eljo Hamiti, i cili në momentin kur u përplas ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital, ndërsa deri më tani, në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar, ndërkohë që i mituri është sjellë në spitalin e Tiranës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, aktualisht në gjendje kome për shkak të frakturave të marra në kokë dhe në organet jetike.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu