Gjiknuri “sulmon” Primaret e PD: Kandidati duhet të pëlqehet nga qytetarët jo vetëm nga një grup i partisë

0

Gjiknuri: Ne do të bëjmë konsultime për kandidatët dhe këshillat. parlamentet vendore kanë shumë rëndësi. Në zgjedhjet e fundit ngelën monopartiak, por kanë rëndësi të madhe. Ne do të vazhdojmë këtë traditë me strukturat dhe përtej strukturave. Do të marrim opinionin e qytetarëve. E di që konfortohet me konceptin e kampit kundërshtar për Primaret. Primaret nuk administrohen nga partitë, por nga administrata zgjedhore. Votimi bëhet real. Nëse zgjedhjet bëhen brenda partisë nuk quhen primare por zgjedhje brenda partive. Kandidati duhet të pëlqehet nga qytetarët jo vetëm nga një grup i partisë. Po të shihni primaret e kundërshtarëve votuan vetëm të PD. Nuk na duhen 500 vota, na duhen 20 mijë, në 200-300 mijë vota në Tiranë. Kandidati duhet mirëmenduar. Kjo është metoda jonë. Edhe ne kemi patur primare në të shkuarën.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu