Aksidentoi për vdekje të miturin 17-vjeçar, ish-kryebashkiaku del sot para Gjykatës

0

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano pritet të dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë pasi aksidentoi për vdekje një të mitur.

Pas qëndrimit në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, mësohet se Bollano është marrë me pranga në duar dhe është dërguar në gjykatë.

Kujtojmë se 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë më 21 dhjetor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu