Arrestohet Andrew Tate dhe vëllai i tij, policia u bastis vilën dhe u sekuestron mjetet luksoze, dyshohet se kanë rrëmbyer dy vajza

0

RUMANI- Andrew Tate (Cobra) dhe vëllai i tij Tristan janë vënë në pranga këtë mbrëmje, pas një operacioni të zhvilluar nga policia rumune në shtëpinë e tyre. Mediat lokale shkruajnë se shtëpia e Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan u bastis nga autoritetet rumune, në kuadër të një operacioni të drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, mëngjesin e 29 dhjetorit. Kjo pasi dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin e dy vajzave. Mediat vendase shtojnë se kontrolle janë ushtruar dhe në shtëpinë e një ish-policeje, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit.

Autoritetet thuhet se kanë përqendruar vëmendjen në një numër automjetesh luksoze që kanë gjetur në rezidencë, të cilat janë sekuestruar dhe janë në duart e laborantëve që po kërkojnë gjurmë të dy vajzave.

Në prill të vitit 2022, Andreë Tate u përball me akuza për trafikim njerëzor në Rumani, vendi në të cilin ai banon. Megjithatë, Tate deklaroi se gjithçka ishte keqkuptim.

“Unë nuk u arrestova. Policia u shfaq, hetuan, kuptuan se askush nuk ishte në shtëpi kundër vullnetit të tij, nuk ishte kryer asnjë krim, na u desh të shkonim në komisariat për 45 minuta për copa letre, i plotësuam dhe ne u liruam,”- thoshte ai.

Tate është bërë mjaft viral në Tok Tok për mënyrën se si është shprehur se ka trajtuar gratë në jetën e tij, derisa rrjetet sociale morën vendimin t’i mbyllnin llogaritë. Kjo pasi Tate është akuzuar për “mizogjini ekstreme”. Ai ka publikuar dhe video ku shihej teksa dhunonte vajza, gjë që sipas tij është ‘ndëshkim normal’ nëse partnerja nuk bindet.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu