ZYRTARE: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Al-Nassr

0

Merr fund ‘telenovela’ Cristiano Ronaldo, pasi sulmuesi portugez është bërë me skuadër të re.

Pas largimit nga Manchester United javë më parë, Cristiano Ronaldo më në fund është zyrtarizuar tek skuadra e re dhe ai ka ndërruar edhe kontinent.

38-vjeçari është futbollisti më i ri i skuadrës arabe Al Nassr, ku ka nënshkruar kontratë të re prej dy viteve e gjysmë.

Ka qenë klubi arab që ka zyrtarizuar portugezin i cili është prezantuar nga drejtuesit e klubit dhe ka marrë fanellën me numrin e tij të preferuar shtatë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi Al-Nassr kalon si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu