Një efektiv i Policisë Rrugore është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me drogë. Ndërkohë mësohet se ai është përjashtuar edhe Policia.
Mësohet se polici Renato Ferri po levizte me shpejtësi me makinën e tij teksa nuk ka ndaluar pas sinjalizimit nga kolegët e tij. Madje ai i ka kundërshtuar dhe ofenduar. Më pas ndalimi i tij u bë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG. Gjatë ndalimit iu gjet edhe një sasi me kanabis.
Mbi të rëndojnë akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.