Serbia shprehu kërkesën për kthimin e 1.000 trupave ushtarakë në Kosovë, KFOR i kthen përgjigje

0

Disa ditë pas kthimit në normalitet në veriun e Kosovës, KFOR mësohet se i ka dorëzuar përgjigjen Ushtrisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Në letër është përgjigja mbi kerkesën e Beogradit të cilën e beri gjatë tensioneve në veri, për kthimin e 1,000 trupave ushtarakë në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka konfirmuar se kanë pranuar një dokument lidhur me këtë çështje, raporton N1.

“Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin në Kabinetin e Presidentit dhe Komandantit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me qëllim që ta njoftojë atë për përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu