Ish-ministri Mediu u mor i pandehur nga SPAK, reagon avokat Ngjela: 26 të vrarë është gjendje lufte, çështja është pushuar në mënyrë arbitrare

0

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se çështja e Gërdecit është një çështje kombëtare dhe duhet të hetohet deri në fund.

Komentet Ngjela i bëri teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ku foli lidhur me çështjen e Gërdecit pas paraqitjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, në SPAK ku edhe iu komunikua akuza.

“Nuk është çështje Gërdeci, janë të vrarë 26. Këta kanë përfituar nga një sistem gjyqësor ultra i korruptuar. Hajdut qeveritë, hajdutë ata dhe shih ku e kanë katandisur gjendjen. Të shikojmë çfarë do të bëjë SPAK. Turp për Fatmir Mediun. Pafajësinë ta jep vetë gjykata. Një çështje e pushuar hapet sa herë e sheh të rëndësishme. Është pushuar çështja në mënyrë arbitrare. Me 26 të vrarë e gjithë qeveria duhet të zhdukej. 26 të vrarë janë gjendje lufte”, ka thënë ai.

Gjithashtu Ngjela është shprehur se të dëmtuarit nga tragjedia duhet të ç’dëmtoheshin, por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur një proces gjyqësor të rregullt.

“Nëse del fajësia, unë të marr paratë, patjetër, të gjithë pasurinë, për të zhdëmtuar ata. A do të bëjë kështu SPAK nuk e di. Deri tani nuk ka pasur proces gjyqësor dhe mendoj që ka pasur korrupsion”, shtoi Ngjela


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu