Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve pas diskutimit për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.
Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në “Prime”, këngëtarin e morën dhe e çuan në spital, ku në më pak se një orë doli përgjigja se ai ishte mirë dhe se analizat kishin dal normale.
Mirëpo së fundmi janë publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit.
Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.