Kreu i PD, Sali Berisha ka sqaruar nëse do të ketë protestë të radhës pas asaj të fundit, më 6 dhjetor të vitit që lamë pas.
Berisha për ‘Syri Tv’, tha se protesta do të ketë para zgjedhjeve të 14 majit pasi rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga posti është alternativa e vetme për të përmbysur regjimin.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Rrëzimi i Ramës është alternativa në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën, protestën të gjithë.
Pyetje: Mund të ketë protesta para zgjedhjeve?
Berisha: Absolutisht po, mund të ketë protesta për një javë për dy javë. Misioni është përmbysja e një sistemi monist.
Nga ana tjetër, Berisha foli edhe për një fitore bindëse në zgjedhjet e 14 majit por nuk dha shifra se si do të merret fitorja.
“Fitore në mbarë vendin, se si do jetë fitorja nuk flas me shifra unë, unë flas për cilësi dhe sasi, por jo numra”, tha ai.