Një 39-vjeçar është rrëmbyer, dhunuar dhe lënë pa ndjenja në rrugë nga 5 persona, të afërm me njëri-tjetrin.
Gentian Omeri mësohet se është mbajtur me forcë në automjet nga Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj, Alfred Ndoji ( 3 vëllezër), si edhe dy djemtë e Astritit, konkretisht shtetasit Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj.
Pasi e kanë plagosën rëndë me sende të forta, 5 familjarët e lanë pa ndjenja në rrugë Gentian Omerin dhe u larguan.
Policia pasi mori njoftimin se disa shtetas po ndiqnin me automjet 39-vjeçarin, shkuan në vendngjarje dhe e gjetën atë të plagosur rëndë fizikisht. Gentian Omeri u dërgua menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhembit dhe thyerje të njërit gisht.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar të saj.
Në pranga ranë Pjeter Ndoj 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), Astrit Ndoj, 44 vjeç dhe u shpall në kërkim dhe Alfred Ndoji, 39 vjeç (të 3 vëllezër me njëri-tjetrin). Gjithashtu u arrestuan edhe 2 djemtë e shtetasit Astrit Ndoji konkretisht 21-vjeçari Aleksander Ndoj dhe 21 vjeçari Anton Ndoj.