Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për dosjen e ’21 janarit’.
Manja tha se pas publikimit të provave të reja, presin që SPAK, thërrasë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
“I takon prokurorisë ta marrë këtë provë të re dhe të nisë hetimet një orë e më përpara për vrasje shtetërore. SPAK duhet të japë shpjegim se çfarë ndodhi në datë 21 Janar kur katër qytetarë të pafajshëm u qëlluan nga dritaret e kryeministrisë. Berisha ka deklaruar se protestuesit i vrau garda e republikës e cila sipas Berishës mbrojti kryeministrinë nga katër qytetarë me duar në xhepa. Ka një fakt të ri që duhet të hetohet nga SPAK dhe përligj deklarimet e ish kryeministrit të kohës. Presim që SPAK të thërrasë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë ranë organit të akuzës dhe të zbardhë përfundimisht të vërtetën. 21 Janari ishin vrasje të pastra shtetërore. U vranë katër qytetarë në kohën kur protesta ishte drejt përfundimit. Shqiptarët i kanë parë të gjitha pamjet”, tha Manja.