“Hakerat po vazhdojnë të na sulmojnë”/ Karamuço ngre alarmin: Në Shqipëri ka mbi 1 milionë kamera që…

0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme mbi operacionin “Fijet e Krimit” si edhe situatën me hakerat iranianë.

Në lidhje me operacionin “fijet e krimit” dhe mundësisë që t’i shkohet deri në bërthamë, Karamuço tha se me këtë çështje po merret edhe Policia Shqiptare për mbrojtjen dhe sulmet kibernetike.

“Këtu është futur në lojë drejtoria e Policisë Shqiptare për krimet kibernetike. Ajo mund të zbulojë se çfarë kanë memorizuar kamerat e vendosura nga grupe kriminale.

Të shikojmë sa memorie kanë dhe kush i ka përdorur dhe më pas të zbardhet e gjitha veprimtaria kriminale,” tha Karamuço.

Duke ditur se shumë kamera biznesesh apo edhe banesash të vendosura nga individë po hiqen, sipas ekspertit ekziston mundësia që disa ngjarje mund të mbeten të pa zbuluara. Sipas tij këto kamera të cilat janë të ligjshme duhet të vrojtohen edhe nga policia e shtetit pikërisht për këto raste.

“Një numër i përgjithshëm në Shqipëri, biznese dhe individ shkon mbi 1 milion kamera. Ne po kapim dhjetëra kamera që dyshohet se kanë lidhje me grupe kriminale. Në të ardhmen 1 milion kamera që janë të ligjshme mund të përdoren, por ndërkohë të jepet mundësia që kamerat e bizneseve të vrojtohen nga policia. Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave personale është një tjetër institucion që duhet të merret,” tha më pas eksperti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu