Vrasja e dyfishtë në Lezhë, Apeli lë në fuqi burgun përjetë për Aleksandër Përdodën

0

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin “burgim i përjetshëm” për Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit. Perdoda kreu krimin e rëndë pasi dy viktimat i zbuluan parcelat me kanabis.

Ndërkohë është liruar Agron Lushi, i akuzuar për “moskallëzim krimi”.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri A.P, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.P., për kryerjen e veprës penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në përfundim të gjykimit, më datë 01.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, vendosi lënien në fuqi të vendimit Nr. 162, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu