TIRANË- Ricchi e Poveri, grupi i famshëm italian dha një koncert fantastik në teatrin “Petro Marko” në Vlorë mbrëmjen e së martës. Rikthimi i këngëve të viteve ’80 ishte një ngjarje që u mirëprit gjerësisht nga publiku dhe ka nxitur edhe një dëshirë të artistëve për t’u rikthyer në Shqipëri. Në një intervistë të shkurtër në “Rudina” në Tv Klan ku Angela Brambati dhe Angelo Sotgiu kanë rrëfyer emocionet e tyre, shtuan se kanë vendosur ta vizitojnë më shpesh vendin tonë.
Angela Brambati: Kisha drithërima sonte. Por me emocione të mëdha me këtë publik kaq të mrekullueshëm që këndoi me ne. Shumë bukur! Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet, gëzimin.
Angelo Sotgiu: Njerëz të mrekullueshëm që këndonin bashkë me ne, për ne është emocion i madh. Me shumë mundësi nëse kthehemi për pushime këtu mbase mund të lindë kënga…
Angela Brambati: E kemi vendosur, të paktën unë e kam vendosur që do të vij shumë shpesh këtu.
Angelo Sotgiu: E kam vendosur edhe unë.
Angelo Sotgiu: Po. Kështu e bën gjithmonë, je një kopjac, atë që bëj unë e bën edhe ti.
Angelo Sotgiu: Ngaqë jemi bashkë dhe do vijmë bashkë.
Angela Brambati: Duhet të vijmë këtu sepse pamë që është një vend i mrekullueshëm. Njerëzit janë të afrueshëm, ndihemi si në shtëpinë tonë. Dhe nëse ndjehesh në shtëpinë tënde duhet të kthehesh në shtëpi.