Afrohet acari! Java tjetër do të jetë më e ftohta e vitit

0

Java e ardhshme parashikohet të jetë java më e ftohtë e këtij dimri.

Rryma atmosferike e ftohtë, e quajtur NìKola vjen nga Rusia dhe pritet të mbërrijë nga hëna e 6 shkurtit edhe në vendin tonë.

Moti i acartë karakterizohet nga erërat e ftohta që do të prekin një pjesë të madhe të territorit, duke shkaktuar rënie të menjëhershme të temperaturave të cilat do të arrijnë deri në -10°C.

Parashikimet e motit për javën e ardhshme flasin për reshje dëbore edhe në lartësi të ulëta, gjë që nuk përjashton mundësinë që të ketë borë edhe në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu