Kapet nga policia greke në Kakavijë një shqiptar i kërkuar, i dënuar me 5 vite burg për trafik droge

0

KAKAVIJË – Kapet në anën greke të Kakavijës një shqiptar i kërkuar. Sipas burimeve nga policia helene, shqiptari u ndalua nga pala greke, konkretisht nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.

Shqiptari rezulton i dënuar nga Gjykata e Selanikut me 5 vjet burg dhe 3000 euro gjobë për trafik droge.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu