Nëntë të zhdukur, përmbytet anija në Korenë e Jugut

0

Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për persona të zhdukur pasi një anije peshkimi u përmbys në brigjet jugperëndimore të Koresë së Jugut. Anija prej 24 tonë u përmbys në ujërat e qarkut Sinan, në provincën Jeolla Jugore mbrëmë vonë, njoftoi Ministria e Brendshme.

Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së peshkimit u shpëtuan nga një anije, ndërkohë nuk dihet asgjë për fatin e nëntë personave të tjerë, përfshirë dy të huaj. Më shumë se dhjetë anije luftarake dhe tre avionë të Rojes Bregdetare dhe Marinës po kërkojnë të zhdukurit, ndërsa mësohet se shumica e anëtarëve të ekuipazhit besohet se ishin larguar nga anija para se të përmbysej.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-geol, u shpreh i shqetësuar për ngjarjen dhe tha se duhen përpjekje gjithëpërfshirëse në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe urdhëroi të mobilizohen “të gjitha burimet e disponueshme” për të zgjeruar zonën e kërkimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu