Digjet apartamenti, humb jetën nëna bashkë me 7 fëmijë

0

FRANCË- Një zjarr tragjik në një apartament në Francë ka shkaktuar vdekjen e 7 fëmijëve dhe nënës së tyre. Shtatë fëmijët të moshës nga 2 deri në 14 vjeç vdiqën së bashku me nënën e tyre të dielën në mbrëmje pasi shtëpia e tyre, në Charly-sur-Marne në veri të vendit, mori flakë.

Kështu ka bërë të ditur xhandarmëria dhe zjarrfikësja. Babai i tyre është djegur rëndë dhe është dërguar në spital. Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem dhe prindërit e tyre po flinin në katin e dytë të shtëpisë kur shpërtheu zjarri.

Nga fqinjët është thirrur zjarrfikësja. Katër nga fëmijët lindën nga martesa e parë e nënës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu