Burri vret gruan dhe vajzën 7 vjeçe e më pas vetëvritet! Telefonata e dyshimtë pak para tragjedisë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Britani. Mediat e huaja raportojnë se një person i identifikuar si George Pattison ka vrarë gruan, Emma Pattison dhe vajzën e tij 7 vjeçe Lettie Pattison. Emma ishtë mësuese në Kolegjin Epsom. Ajo ka telefonuar e shqetësuar familjarët e saj pak para se të vritej nga bashkëshorti i saj. Në momentin që familjarët mbërritën në banesë, kanë gjetur Emma-n, Lettie-n dhe Georgen të vdekur. Ky i fundit vrau veten pas krimit makabër.

Policia konfirmoi se një armë zjarri, e licencuar dhe e regjistruar për autorin, u gjet në vendngjarje. Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk do të konfirmohen derisa të përfundojnë ekzaminimet pas vdekjes në fund të kësaj jave. Policia tha se po punohet për zbardhjen e plotë të kronologjisë dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu