Mjeku, Alfonso Tumbarello i cili është kujdesur për shëndetin e bosit të ‘Cosa Nostras’, Matteo Messina Denaros është vënë në pranga nga policia italiane. Mediat italiane raportojnë se, 70-vjeçari ishte mjeku i përgjithshëm i qytetit në provincën e Trapanit ku bosi i mafias dyshohet se kaloi gjashtë muajt e fundit të të arratisurit. Menjëherë pas arrestimit të Kumbarit, ai ishte regjistruar në regjistrin e të dyshuarve për mos respektim të dënimit të rënduar. Ai kishte nënshkruar edhe kërkesat për trajtim për klinikën La Maddalena ku u kap Messina Denaro më 16 janar.
Mes klientëve të tij shfaqet edhe Andrea Bonafede, identitetin e të cilit përdorte Messina Denaro. I pyetur për marrëdhënien e tij me shefin, ai dyshohet se ka deklaruar se e njihte bosin italian me identitet tjetër.
“Nuk dija asgjë. Për mua ai ishte zoti Bonafede”, kishte thënë ai.
Në realitet, sipas prokurorëve, Tumbarello i siguroi Messina Denaro aksesin në kujdesin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar përmes një rruge terapeutike që zgjati mbi dy vjet, me më shumë se njëqind receta shëndetësore dhe analizash (ose kërkesa për shtrimin në spital) të regjistruara në mënyrë të rreme tek Andrea Bonafede, ndërkohë që në realitet përfituesi ishte bosi i mafies, i asistuar dhe trajtuar personalisht nga mjeku. Tumbarello i ka garantuar kështu Kumbarit jo vetëm shërbimet e nevojshme për patologji të rëndanga e cila ai vuajti, por edhe i siguroi atij konfidencialitetin për identitetin e tij të vërtetë, dhe për këtë arsye e lejoi të vazhdonte t’i shmangej kapjes dhe të qëndronte në Campobello di Mazara në krye të shoqatës mafioze.