Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar në Turqi e Siri, ku dhe ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura.
Begaj në ‘Facebook’ shkruan se populli shqiptar e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura për të ngushëlluar popullin vëlla turk.
Sakaq shton se uron që familjet e prekura të kenë një rimëkëmbje sa më të shpejtë nga kjo tragjedi.