Dy zogjtë e dashuruar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po jetojnë ditët e tyre më të bukura në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Jo më kot Luizi e quan edhe “muaji i mjaltit”, të cilin do ta vazhdojnë edhe kur të dalin duke shijuar një udhëtim në Maldive.
Megjithatë, këto tre deklarata të forta siç vetë Luizi ia pranon Kiarës, nuk ia ka thënë asnjë femre tjetër në jetën e tij.
“Faleminderit që ekziston!”
“Dua të bëhesh nëna e fëmijëve të mi!”
“Mos më lër kurrë!”
Çuna, merrni shembull! Nëse vërtetë e dashuroni kaq fort një vajzë në jetën tuaj, sigurohuni t’ia shprehni me fjalë e me vepra. Gjuha e dashurisë është tepër e ëmbël për t’u dëgjuar dhe i afron zemrat më tepër me njëra-tjetrën. Si rastin konkret, keni Kiara Titon dhe Luiz Ejllin në “BBV”.