RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia është vendi më i mirë në botë. Këtë deklaratë Putin e bëri në një takim të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Iniciativa Strategjike (ASI). Gjatë raportit të Drejtorit të Përgjithshëm të ANO “Agjencia për Zhvillimin e Aftësive Profesionale” Robert Urazov, i cili iu kushtua trajnimit të personelit shumë të kualifikuar në Rusi, Putin i tërhoqi vëmendjen duke i cituar atë që ai kishte shprehur më herët në një nga deklaratat e tij ku veçohej fraza “vendet e tjera, më të mirat në botë’.
Putin e kritikoi duke i rikujtuar se Rusia sipas tij është vendi më i mirë në botë dhe se Urazov duhet ta kishte kuptuar gabimin e bërë tashmë.
“Vendi më i mirë në botë është Rusia. Shpresoj se keni folur gabim”, tha Putin.
Udhëheqësi rus shtoi se pavarësisht kësaj, vendi ka punë për të bërë.