Kur bëhet fjalë për vitin 2023, Virgjëreshat, Ujori dhe Shigjetari mund të kenë problemin më të madh në lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre të dashurisë.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë shumë të ndjeshme dhe emocionet e tyre do të mbingarkohen nga marsi 2023 kur Saturni të hyjë në shenjën e Peshqve dhe të bëjë një kundërshtim me fushën e tyre të martesës. Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni për problemet e mundshme nga e kaluara, veçanërisht kur bëhet fjalë për vitin 2021 kur në martesën e tyre u shfaqën probleme që lidhen me xhelozinë dhe posesivitetin. Nëse janë mjaft të durueshëm, Virgjëreshat mund ta kapërcejnë këtë problem. Por shumë persona të kësaj shenje do të jenë shumë nervozë dhe të tensionuar, ndaj mund të ketë një ndërprerje në marrëdhënie e për rrjedhojë edhe divorc.
Ujori
Sa i përket Ujorit, gjatë verës Afërdita do të jetë për disa muaj në shenjën e Luanit dhe do të kundërshtojë fushën e tyre të martesës dhe komunikimit martesor. Konfliktet verbale janë të mundshme dhe mund të fillojnë edhe më herët. Gjatë majit, shumë Ujorë ndiejnë presion nga partnerët e tyre dhe mund të ndodhin konflikte shumë dramatike dhe madje t’i japin fund marrëdhënies. Është e rëndësishme të kujdeseni për mënyrën e komunikimit sepse gjithçka reflekton negativisht në familjet e tyre.
Shigjetari
Shigjetarët janë nën ndikimin shumë negativ të Marsit tek Binjakët. Ky aspekt negativ zgjat nga tetori 2022 dhe ndihet deri në fund të pranverës 2023. Gjatë kësaj periudhe, shumë Shigjetarë ndiejnë nevojën për të ndaluar komunikimin me partnerin e tyre sepse ndihen të neglizhuar dhe të papranuar.