Dhuna ndaj grupit të xhirimit: Reagon Presidenti Begaj

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot indinjatën mbi aktin e rëndë të dhunimit të punonjësve të medias dhe inkurajoi organet ligjzbatuese ta ndjekin me përgjegjshmëri të lartë këtë rast flagrant të dhunimit të fjalës së lirë.

“Mësova me keqardhje për kërcënimin me armë, ndalimin dhe dhunimin e ushtruar ndaj grupit të xhirimit të emisionit “Fiks Fare”, gjatë kryerjes së misionit të tyre hulumtues e denoncues në fshatin Nikël të Krujës.

Shpreh indinjatën mbi këtë akt të rëndë të dhunimit të punonjësve të medias, si dhe mbështes emisionin “Fiks Fare” në misionin, guximin dhe profesionalizmin që ka treguar në denoncimin publik të fenomeneve korruptive dhe dukurive që shqetësojnë shoqërinë shqiptare”, u shpreh Presidenti përmes një njoftimi për shtyp.

Kreu i Shtetit theksoi se kërcënimi i jetës së gazetarëve në ushtrimin e detyrës nuk duhet të tolerohet në një shoqëri demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu