‘Ku e keni kryeministrin VIP, e keni parë këto ditë?’/ Këlliçi nga protesta: Shqipëria është derdhur në shesh për të larguar strumbullarin e të këqijave

0

Deputeti i PD, Belind Këlliçi nga protesta e thirrur e opozitës tha se e gjithë Shqipëria është derdhur në shesh për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Belindi tha se qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit nga qeveria, ku ka akuzuar Ramën si ‘strumbullar të të gjithave të këqijave’.

“Sa shumë jemi. Ju dëgjoj nga këtu deri te Sheshi Skënderbej! Rama ik! Rama ik! Shqipëria është derdhur këtu në këtë shesh! Në 103 vjetorin e saj si kryeqytet, Tirana sot është më e gjallë, më e shndritshme, më e bukur se kurrë me ardhjen tuaj. Sot i kemi zemrat plot se kemi miq nga e gjithë Shqipëria, nga çdo krahinë e qytet i vendit. Ja mirë se erdhët dhe ju lumshin këmbët! Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka bashkuar për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit tonë nga kjo godinë. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave, i të gjitha aferave që i kanë marrë arkës sonë të përbashkët miliarda euro. Para që iu morën fermerëve, minatorëve, naftëtarëve, spitaleve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Një pyetje kam: Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIP-i? Po këtë që do varte tek palmat e kryeministrisë, zarin e tij në Bashkinë Tiranë, a e ka parë njeri këto ditë? Ish-zëvendësi i tij është kapur. S’ka ku e luan tani. Nëse drejtësia e ka çarkun e madh, edhe tigri bie në çark. Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu