Pamje nga shpërthimi me tritol në hotelin në Sarandë, tymi i zi mbulon gjithë zonën (VIDEO)

0

Infoweb/Media – ka siguruar pamjet e shpërthimit me tritol, të hotelit në Sarandë, i cili për pasojë është rrafshuar totalisht.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të hënë teksa nga pamjet duket se si ndërtesa 2-katëshe bëhet shkrumb e hi brenda disa sekondave, teksa e gjithë zona mbulohet nga tymi.

Sipas policisë, hoteli është në pronësi të dy personave, Spiro Çambiri dhe Dhimiter Evangjeliu, të cilët janë në një proces gjyqësor.

Për ngjarjen policia ka marrë në pyetje disa persona, që janë anëtarë të dy familjeve. Sakaq mesohet se djali i Çambirit është shoqeruar ne polici dhe i kane bllokuar makinen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu