Tensione mes protestuesve dhe policisë në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para ndërtesës së Parlamentit.
Protestuesit kanë qëlluar me shashka, molotov dhe tymuese drejt punonjësve të policisë, në momentin që turmës janë bashkuar deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk kanë mundur të hyjnë në sallë për shkak se janë të përjashtuar.
Sakaq, brenda sallës së Kuvendit ka mundur të hyjë ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa seanca është shtyrë, siç bëhet me dije zyrtarisht, për shkak të djegies së një pajisjeje elektronike.
Të paktën një efektiv i policisë së shtetit raportohet se ka mbetur i plagosur nga kapsollat dhe shashkat e hedhura në drejtim të tyre.