Ashtu siç ka premtuar, këngëtari ka planifikuar që mbrëmja e sotme të cilën ia dedikon moderatores, të jetë më e veçanta në shtëpinë e famshme.
Disa ditë më parë Luizi tregoi se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.
“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.
Dhe duket se ashtu do të jetë pasi Luizi i ka dedikuar një këngë dashurie Kiarës. Ka qenë vetë Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.
Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.






