SKANDAL, Polici në Pogradec dhunon qytetarin në shkallët e pallatit, e tërheq zvarrë/ VIDEO

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një oficer policie dhunon një të ri

Mësohet se oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati.

E gjithë skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket dhe në pamje, Riza për arsye që ende nuk dihen, ka goditur me shpulla të riun.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin. Sipas informacioneve kofidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës./ Infoweb/Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu