Janë vënë në pranga nga policia e Durrësit dyt qytetarë, K. M., 20 vjeç dhe Q. B., 35 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Q. B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis;
– K. M., 20 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Poliicisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





