PARIS – Ato ndodhin edhe në ndeshjet e Champions League. Të martën mbrëma, Paris Saint-Germain mirëpriti Bayern Munich në Parc des Princes për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Shumë tifozë të Bayernit kishin udhëtuar nga Mynihu për ndeshjen, por në tribuna kishte tifozë të skuadrës gjermane mes atyre nga Parisi.

Njëri prej tyre gaboi duke zbuluar se kishte veshur një fanellë të Bayernit nën tuta.
Fanella u pa nga ultrasit e Parisit dhe më shumë se 40 prej tyre ranë mbi të dhe filluan ta rrahin. I hoqën fanellën dhe tutat dhe e lanë me të brendshme.





