TIRANË- Vetëm një orë para protestës që është paralajmëruar se do të zhvillohet sot, kryedemokrati Sali Berisha do të mbledhë grupin parlamentar. Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu. Tema kryesore që do të zhvillohet në këtë mbledhje do të jetë protesta dhe Berisha me siguri do tu japë porositë e fundit deputetëve.
Nga ana tjetër, në orën 09:30 të mëngjesit, në selinë e Partisë Demokratike do mbahet një mbledhje e Këshillit Kombëtar.
Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament.