Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 2 të rinj nxirren të gjallë nga rrënojat pas 261 orësh. Mbi 41 mijë të vdekur

0

261 orë pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, dy të rinj të moshës 26 dhe 34 vjeç u nxorën të gjallë nga rrënojat e një spitali privat në qytetin turk të Hatay.

Ekipet e shpëtimit po punonin rreth ndërtesës së shembur kur dëgjuan një zë dhe gërmuan në atë drejtim.

Mehmet Ali Sakiroglu, njëri nga dy të shpëtuarit, e kishte dërguar djalin e tij në spital një ditë para tërmetit, raporton agjencia Anadolu. Sipas bilancit të fundit, të publikuar nga burime mjekësore, viktimat e tërmetit me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt ka shkuar në mbi 41 mijë. Në Turqi, të vdekurit e konfirmuar janë 38,044, ndërsa në Siri 3,688.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu