Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt/ Gazetarja: Ka pasuri që tjera që nuk janë konfiskuar nga SPAK

0

Gazetarja, Keti Banushi, tha në Euronews Albania tha se në dijeninë e saj ka dhe pasuri të tjera të cilat janë në pronësi të Ervis Martinaj, por që nuk janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas saj kjo mund të ketë ndodhur pasi SPAK nuk ka mundur të vërtetojë dot që pronat janë në emër të tij.

“Llogaritë bankare ishin zero. Ai i ka marrë masat më herët për t’i boshatisur, pasi ka kaluar tre herë kontrolli i pasurisë së tij. Vë re që ka dhe pasuri që nuk janë listë. Ato dihen që janë pasuri të tij, por të vendosura në emër të personave të tjerë. SPAK e ka pasur ndoshta të vështirë për të vërtetuar, por në informacionet që kam vijon hetimi i këtyre pasurive.

Është një hotel “Arbëria”, afër Laçit në Fushë kuqe, që dihet që është në pronësi të tij por në listën e pasurive të sekuestruara nuk është.

Është një listë me 34 subjekte, por janë dhe pasuri të tjera të cilat dyshohet se ai mund t’i ketë fshehur”, tha Banushi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu