Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Armaldo
Ndjenjën më të vështirë e kam pasur në debatin mes teje dhe Luizit, u preka aq shumë sa po i mbaja lotët dhe i thoja vetes mos qaj në këtë pikë se nuk ke qarë në situata më të rënda dhe të qash sot pse u ndanë dy njerëzit që ke më shumë përzemër….Kur do dy njerëz shumë i mendon të gjitha momentet e bukura dhe sfidat ku keni qenë të tre bashkë dhe kemi qeshur, jemi gëzuar dhe ti në një moment thua kjo nuk do ekzistoj më dhe jam ndjerë shumë keq… Për fajet dhe veprimet e Luizit nga ana jote kam ndjerë një farë ftohtesi kundrejtë meje, jo për të keq , por u distancove me mua sepse jam me Luizin dhe mbaj krahun e ti…nuk do doja ta bëjë këtë ndarje se jam me Luizin, dua të më shohësh si Kiara…