Arrestohet djali i Arkanit në Serbi! Veljko Ražnatoviç bën “gara” me vetura nëpër Beograd, ndërhyn Policia

0

BEOGRAD- Veljko Raznatoviç është arrestuar sot në Serbi, pasi shkeli ligjet e qarkullimit rrugor. Sipas mediave serbe, Veljko ka tejkaluar makinat e tjera duke tejkaluar rëndë shpejtësinë. Ai është matur me shpejtësi prej 151.9 km/h në një pjesë të rrugës ku shpejtësia është kufizuar në 80 km/h.

Për shkak të kësaj shkeljeje është dashur të ndërhyjë policia rrugore.

Arrestohet djali i Arkanit në Serbi! Veljko Ražnatoviç bën
Veljko Raznatoviç

Një aksident automobilistik Veljkos i ndodhi në vetë dasmën e tij, kur Raznatoviç ishte në makinë me gruan e tij, Bogdanën.

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic, i njohur si Arkani është një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani. Arkani njihet edhe si udhëheqësi i njësisë ushtarake “Tigrat”, që akuzohet për masakra gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë e Herzegovinë dhe Kosovë. Por u vra në vitin 2000, nbdërsa autorët e vrasjes së tij ende nuk janë zbuluar. Zheljko Razhnjatovic u martua me Svetlana Raznatovic, e njohur si Ceca, një nga këngëtaret më në të Serbisë dhe së bashku kanë një vajzë dhe një djalë.