Rritja e çmimit të patentës/ Blendi Gonxhe zbardh detajet: Ja për çfarë janë kostot shtesë

0

Rritja e çmimit të patentës ka sjellë një sërë reagimesh gjatë ditës së fundit, që prej firmosjes së një marrëveshje me Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave.

Pavarësisht se fillimisht u mohua rritja e çmimit të patentës nga DPSHTRR-ja, Blendi Gonxhe, drejtuesi i këtij institucioni pranoi se këto janë kosto shtesë për shkak të zgjatjes së programit të teorisë dhe praktikës.

Në një intervistë televizive, Gonxhe tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi teksa theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

Gonxhe: 25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor. I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit.

Artur Sulçe: Ne e dimë se sa është niveli ekonomik dhe paga mesatare në Shqipëri. Dhe na zë 10.5 % të pagës mesatare të personave që janë në shtet flasim. Pra problemi që shtrohet ky diskutim i kostos që kanë llogaritur këta e marrin parasysh këto 10.5 %.

Blendi Gonxhe: Marrëveshja ndihmon që tregu të rimëkëmbët. 2 mijë veta janë të punësuar në këtë sektor dhe këta 2 mijë profesionistë përse duhet të marrin një rrogë mizerabël.

Kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë punën?

Blendi Gonxhe: Jemi vetëprogamuar. Kemi menduar që ti shtojmë vetës tonë një aleat të rëndësishëm që është qytetarë. Do të ketë kontrolle po qytetari merr rolin e parë. Qytetari nuk shkonte në mësim sepse nuk paguante. Tani nuk është budalla që të paguajë dhe të shkojë në mësim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu